Këngëtarja e njohur Morena Taraku e ekspozon vazhdimisht në rrjete sociale jetën e saj luksoze. Ajo shfaqet e veshur me rroba nga më të shtrenjat, me çanta e këpucë të firmave të njohura.

Së fundmi një faqe rrobash në Instagram, ka treguar sa kushtojnë vetëm një palë pizhame të këngëtares. Pizhamat "Louis Vuitton" ngjyrë blu, me të cilat Morena ka publikuar dhe foto, kushtojnë plot 2.790 euro.

Këmisha kushton 1.470 euro ndërsa tutat 1.320 euro.










