Nga Shqipëria / E Mërkurë 20 Maj 2020, 20:08

Rama jep lajmin me rëndësi: Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se...

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një lajm me rëndësi për qytetarët. Ai i ka siguruar të gjithë shqiptarët se nëse autoritetet greke nuk do t'ua anulojnë gjobën, atëherë do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Shqipërisë.

"Një lajm me rëndësi!
Zyra ime ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit.
Autoritetet greke i kanë qëndruar premtimit të dhënë qysh në fillim për të mosgjobitur shkeljen e afateve dhe rastet e gjobitjeve nuk janë shumë.
Por njëkohësisht ata do t'i rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë që na kanë siguruar përsëri se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid19.
Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptare të cilëvë autoritetet greke nuk do t'ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Republikës se Shqipërisë", ka njoftuar Rama.