Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, një rritje e shpejtë kjo nga ditët e fundit kur ishin shënuar 1 apo 2 raste.
24 orët e fundit janë testuar 186 qytetarë, ku prej tyre 15 kanë dalë pozitivë. 13 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.
Ndërkohë në spitalin Covid janë 15 pacientë të shtruar dhe 3 prej tyre në terapi intensive.
Deri më tani janë kryer në total mbi 13.000 testime, ku prej tyre kanë rezultuar 964 raste pozitive, me rreth 79% të tyre të shëruar tashmë.
Aktualisht në vendin tonë janë 175 pacientë aktivë pozitivë, përkatësisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Shkodrës.
