Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vendin tonë. Sot dhe dje kanë qenë dy ditët me numrin më të ulët të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.
24 orët e fundit janë testuar 177 qytetarë, ku prej tyre vetëm 1 ka rezultuar pozitiv në Tiranë.
Ndërkohë në spitalet Covid janë 15 pacientë të shtruar dhe 3 prej tyre në terapi intensive.
Deri më tani janë kryer në total 13.000 testime, ku prej tyre kanë rezultuar 949 raste pozitive, me rreth 78% të tyre të shëruar tashmë.
Aktualisht në vendin tonë janë 176 pacientë aktivë pozitivë, përkatësisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Shkodrës.
