Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është bërë sot baba për herë të parë. Çifti e kishin mbajtur të fshehtë lajmin e bukur se do bëheshin prindër dhe pritën këtë ditë për ta ndarë me publikun.

Miloti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz kanë postuar në rrjete sociale një foto me bebushin e porsalindur dhe janë shumë të lumtur që janë bërë prindër.

Çifti i ka vendosur djalit emrin Tian. "Ëndërro gjëra të mëdha vogëlush", shkruan Miloti.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij u martuan në shtator të vitit të kaluar pas shumë vitesh së bashku.



