Nga Shqipëria / E Martë 19 Maj 2020, 22:10

'Pacientë me tampon negativ kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet seriologjike'

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Silva Bala, tregon se analizat seriologjike të kryera tek pacientë të shtruar në këtë spital kur ai u kthye në Covid 2 kanë rezultuar poziteve për Covid 19 ndonëse analiza laboratorike nuk e tregonte diçka të tillë.

“Është testuar i gjithë personeli, janë testuar të sëmurët që kanë qenë të shtruar qoftë ato me teste negative, qoftë ato me teste pozitive. Ka një numër të konsiderueshëm pacientësh edhe me teste negative të cilët kanë rezultuar në testet seriologjike pozitive”, thotë Bala për Abc News.

Ndërkohë ish Sanatoriumi i Tiranës nuk është më një spital Covid dhe i është rikthyer normalitetit.