Nga Shqipëria / E Martë 19 Maj 2020, 23:11

Aurela Gaçe përplas makinën dhe fajin e ka 'trotuari i papërgjegjshëm'

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka treguar se ka përplasur makinën teksa po përpiqej ta parkonte. Aurela ka publikuar një foto ku tregon parakolpin e dëmtuar, por i ka shkrirë fansat së qeshuri me përshkrimin.

Aurela ia lë fajin trotuarit "të papërgjegjshëm" teksa tregon se ajo po i jepte makinës shumë ngadalë.

"Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjëshëm nuk kam parë. Po ecja ngadaleeeee ngadaleeee ne parkim. Disa cuna benin me shenje,stop stop. Jo une, po prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër.
Kam faj une? Lum shtëpia që më ka", shkruan Aurela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gjithçka e mbushur....Bosh (@aurelagaceofficial) on