Po bën namin në mediat turke lajmi se aktorja Tuba Büyüküstün është ndarë nga partneri. Por ajo që ka i habitur të gjithë është arsyeja e ndarjes. Sipas mediave turke, Tuba Büyüküstün, e cila është shumë e njohur nga roli i "Syhanit", në serialin "Xhesuri dhe e bukura", ka mësuar se partneri i saj ka ftuar në shtëpi disa vajza.

Ajo që e bën edhe më të bujshme është fakti që vajzat janë të njohura për showbizin turk. Sipas mediave turke, partneri i aktores, Umut Evirgen ka ftuar në shtëpi prezantuesen Defne Samyeli dhe vajzat e saj.

Vajzat e prezantueses kishin publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tuba Büyüküstün. Kjo e fundit me ta marrë vesh ka bërë sherr dhe i ka dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh.

Vetë aktorja dhe partneri i saj nuk kanë reaguar pas këtyre lajmeve. Ata gjithnjë kanë preferuar të heshtin kur bëhet fjalë për jetën e tyre private.




