Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi është proceduar nga Policia e Tiranës për shkak se ditën e djeshme ka marrë pjesë ne protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Stresi ka reaguar me një postim në Instagram ku shihet me kapele polici dhe shprehet se ai është i gatshëm ta heq kapelen, por edhe policia duhet të sillet mirë me popullin.

“I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit se ne jemi qytetarë të thjeshtë dhe dalim në protestë për të drejtat tona, hiqeni edhe ju bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar edhe ne jemi në rregull me ju”, thotë Stresi.
View this post on Instagram
