Nga Shqipëria / E Martë 19 Maj 2020, 11:11

Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Do doja të mos kisha bërë seks para martesës

Këngëtari i njohur Justin Bieber deklaron se do dëshironte ta kishte ruajtur veten për martesë. Bieber, i cili u martua dy vite më parë me modelen Hailey Baldwin tregon se është penduar që ka kryer marrëdhënie, një deklaratë që ka shokuar rrjetin pasi tashmë të gjithë e dimë që para martesës këngëtari ka qenë në një lidhje të gjatë me Selena Gomez.

"Nëse do kthehesha pas dhe nuk do kaloja ato të këqija që kam kaluar, do e ruaja veten për martesë", u shpreh Bieber.

"E di që duket si çmenduri, por seksi mund të komplikojë gjërat", tha këngëtari.

Bieber e bëri këtë deklaratë në krah të bashkëshortes së tij, e cila u shpreh se ajo ndihet ndryshe. "Nuk e di nëse do bëja të njëjtën gjë sepse ne kemi patur rrugë të ndryshme në jetë. Por bie dakort me faktin që seksi mund të komplikojë gjërat", tha modelja.