Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër-ultimatum duke u treguar i prerë me Organizatën Botërore të Shëndetit. Në këtë letër, Trump ka renditur gabimet e OBSH-së dhe i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.
Trump deklaron se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA-së për OBSH-në, si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA-së në organizatë.
Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.
Më herët Trump e ka quajtur organizatën "një kukull të Kinës".
SHBA ka më shumë se 1.5 milio raste të konfirmuara me Covid-19 dhe më shumë se 90,000 vdekje.
This is the letter sent to Dr. Tedros of the World Health Organization. It is self-explanatory! pic.twitter.com/pF2kzPUpDv
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 19, 2020
