Nga Shqipëria / E Martë 19 Maj 2020, 09:09

'Keni 30 ditë kohë...', Trump letër- ultimatum OBSH-së

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër-ultimatum duke u treguar i prerë me Organizatën Botërore të Shëndetit. Në këtë letër, Trump ka renditur gabimet e OBSH-së dhe i jep kohë 30 ditë të bëjë përmirësime thelbësore.

Trump deklaron se do i ndërpresë përherë fondet e SHBA-së për OBSH-në, si dhe do të vihet në diskutim edhe anëtarësimi i SHBA-së në organizatë.

Trump thotë se nuk mund të harxhojë miliona për një organizatë që nuk është në interes të amerikanëve.

Më herët Trump e ka quajtur organizatën "një kukull të Kinës".

SHBA ka më shumë se 1.5 milio raste të konfirmuara me Covid-19 dhe më shumë se 90,000 vdekje.