Pasditen e sotme ka nisur protesta e lajmëruar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Protestuesit janë grumbulluar në sheshin para Ministrisë së Brendshme dhe protesta monitorohet nga mbi 1 mijë forca policie.
Gazetari Juxhin Mustaferaj ka raportuar për ABC News se një pjesë e përfaqësuesve të teatrit do të mbajnë fjalime. Artistët kanë akuzuar përgjegjësit për tentativë vrasje sepse pretendojnë se një pjesë e tyre ka qenë brenda gjatë shembjes.
Ata kërkojnë që të ndërpritet shembja dhe të rindërtohet sërish Teatri Kombëtar.
Burimi: "ABC News"
