Aktori Joaquin Phoenix, protagonisti i filmit "Joker" do të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij, Rooney Mara është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

"Daily Mail" shkruan se javën e kaluar Mara është fotografuar teksa shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe kishte veshur një bluzë të gjerë. Joaquin dhe partnerja po e kalojnë karantinën në Los Angeles dhe ende nuk e kanë komentuar lajmin.

Romanca e tyre ka nisur në vitin 2016 dhe në vitin 2019 u fejuan.





