Pas prishjes së Teatrit Kombëtar nisi protesta e lajmëruar. Protestuesit u grumbulluan në sheshin para Ministrisë së Brendshme dhe protesta u monitorua nga mbi 1 mijë forca policie.

Burime për "FaxWeb.al" kanë bërë me dije se në protestë është parë dhe reperi Arkimend Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi. Sipas burimeve, reperi është përfshirë në një incident me disa aktivistë të Lëvizjes së Vetëvendosjes.

Motivet e konfliktit mes tyre nuk dihen ende. Reperi është larguar për disa momente nga protesta dhe është rikthyer sërish. Për shuarjen e tensioneve kanë ndërhyrë të rinjtë e FRDP-së, raporton "FaxWeb.al".



