Nga Shqipëria / E Hënë 18 Maj 2020, 22:10

Pas shembjes, Rama tregon kur do të ndërtohet teatri i ri

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte për emisionin "Pressing" në T7 ka folur rreth çështjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka treguar se deri në Vjeshtë mund të ketë nisur puna për ndërtimit e teatrit të ri.

"Dje kaluam nga skema e financimit me partneritet publik privat, tek ajo që do e financojmë vet. Tashmë bashkia duhet të bëjë ndërlidhjen me studion e arkitektit, më pas duhet të futen në garë për kompaninë ndërtuese. Mendoj se deri në vjeshtë do kemi nisur nga puna për ndërtimin e teatrit të ri. Ndërsa për premierën nuk mund ta them dot me siguri, mund të dojë 24 muaj”, u shpreh kryeministri.