Nga Shqipëria / E Hënë 18 Maj 2020, 23:11

Shembja e teatrit/ Veliaj: Do e merrja këtë vendim 100 herë

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin "Opinion" ishte kryebashkiaku Erion Veliaj. Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit nisi shembja e Teatrit Kombëtar dhe kjo është tema kryesore e aktualitetit, temë për të cilën Veliaj ka diskutuar gjatë intevistës.

Kryebashkiaku u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka ndjerë pendesë pas prishjes së teatrit. Ai u shpreh i sigurt për vendimin që ka marrë duke thënë se do e merrte dhe 100 herë të tjera.

"Kam 24 orë që mund të kem marrë mijëra mallkime, të vdektë djali, kjo është pjesë e shoqërisë. Qartazi tregon se njerëzit e prekur këtu nuk kanë lidhje me teatrin. Të gjitha këto mesazhe vërtetojne që ata nuk kanë lidhje me teatrin, nëse 100 herë duhet ta merrja këtë vendim, 100 herë do ta merrja", tha Veliaj.