Nga Shqipëria / E Hënë 18 Maj 2020, 18:06

Italia po ia del! Për herë të parë 451 raste të reja dhe 99 viktima për 24 orë

Situata nga Koronavirusi në Itali është përmirësuar dhe po përmirësohet ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në vend, janë shënuar më pak se 500 raste të reja, konkretisht 451 persona me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 235.886. Sakaq është ulur dhe numri i viktimave. Në 24 orët e fundit janë shënuar 99 jetë të humbura, numri më i vogël që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i viktimave ka shkuar në 32.007. 127.326 persona janë shëruar, 66.553 janë raste aktive dhe 749 pacientë janë në gjendje kritike.