Situata nga Koronavirusi në Itali është përmirësuar dhe po përmirësohet ndjeshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në vend, janë shënuar më pak se 500 raste të reja, konkretisht 451 persona me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 235.886. Sakaq është ulur dhe numri i viktimave. Në 24 orët e fundit janë shënuar 99 jetë të humbura, numri më i vogël që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i viktimave ka shkuar në 32.007. 127.326 persona janë shëruar, 66.553 janë raste aktive dhe 749 pacientë janë në gjendje kritike.
