Një javë pas rihapjes së shkollave në Francë, janë regjistruar 70 raste të reja me Koronavirus. Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer ka dhënë alarmin të Hënën dhe ja bërë me dije se shkollat e prekura po mbyllen menjëherë dhe mësimi do të vijojë online.
Blanquer nuk e ka specifikuar nëse 70 rastet me Covid-19 janë mes studentëve ose mësuesve. Mediat franceze kanë raportuar se shtatë shkolla në veri të Francës janë mbyllur.
Franca ka në total 179.569 të infektuar, 28.108 viktima, 61.213 të shëruar, 90.248 raste aktive dhe 2.087 pacientë në gjendje kritike.
Burimi: "MSN"
