Nga Shqipëria / E Hënë 18 Maj 2020, 15:03

Rihapen xhamitë, publikohet protokolli me rregullat e reja për besimtarët

Xhamitë janë rihapur ditën e sotme, me rregulla të reja për besimtarët. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka firmosur protokollin për zbatimin e masave të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Sipas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale. 

Protokolli i masave:

Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

Marrja e abdesit në shtëpi.

Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

Ndalohet përdorimi i abdes’haneve dhe tualeteve.

Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si livra, Kur’anë, rafte, etj…

Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.