Nga Shqipëria / E Hënë 18 Maj 2020, 12:12

Jozefina Topalli: 3-4 vetë kanë marrë peng vendin, po luajnë teatër me dhimbjen

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën ku ndodhet vendi si pasojë e koronavirusit. Topalli shprehet se sipas një sondazhi 76% e familjeve nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë së koronavirusit. Ndërsa 68% e të intervistuarve janë shprehur të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre.

Postimi i Topallit: "Të dhënat e trishta/ 76% e familjeve shqiptare thonë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë krizës së koronavirusit.

“76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.”

3-4 vete kane marre peng vendin dhe luajne teater me dhimbjen e njerezve te pa shpresa."