Këngëtari i njohur me famë botërore, Ricky Martin prej kohësh ka deklaruar prirjet e tij seksuale dhe është i martuar me artistin Jwan Yosef.

Së fundmi Ricky Martin ka publikuar një video ku shfaqet duke puthur partnerin, video e cila ka thyer Instagram me më shumë se 5 milion shikime.
View this post on Instagram
Ricky falenderon këngëtarin portorikan Resident, i cili i ftoi të merrnin pjesë në klipin e tij, ku alternohen çifte nga e gjithë bota.
“Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Porto Ricon! Vëlla, faleminderit që na bëre pjesë e këtij mesazhi”, shkruan Ricky Martin.

