Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 14:02

Hapja e bareve/ restoranteve në mjedise të hapura: Ja rregullat që duhen ndjekur nga e Hëna

Duke filluar nga nesër, datë 18 Maj, të gjithë baret dhe restorantet në mjedise të hapura do të rihapen. Në e-albania është publikuar së fundmi protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19, që duhet të ndiqet nga personeli i shërbimit.

Rregullat:

Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/ (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në
personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të njoftojë menjëherë mjekun e familjes.

Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e
Shëndetit Publik.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.

Çdo punonjës i bar - kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës i bar - kafesë ose restorantit që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

Subjekti i bar - kafesë ose restorantit lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Rekomandohet sa më shumë shërbim sherbim taksi (delivery) në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra  dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e
publikuara nga Policia e Shtetit.

Subjekti bar - kafe ose restorant, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Në hyrje subjekti bar - kafe ose restorant, duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Subjekti bar - kafe ose restorant duhet të sigurojë higjienë korrekte të larjes së duarve. Punonjësit duhet të kryejnë higjienën e duarve rregullisht me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Mund të përdoret një higjenizues për
duart me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool, por ky proçes nuk është zëvendësues për pastrimin e duarve me ujë dhe sapun.

Higjiena e duarve duhet të përfshijë këto momente të rëndësishme:
ï?¼ Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;
ï?¼ Pas përdorimit të tualetit;
ï?¼ Pasi të keni kryer pastrimin e hundëve, pas kollitjes ose tështitjes;
ï?¼ Pasi të keni veshur, prekur ose hequr maskën apo mbrojtësen e fytyrës;
ï?¼ Para dhe pas ndërrimit të punës dhe në mënyrë periodike përgjatë punës;
ï?¼ Para dhe pas ndërprerjes së punës;
ï?¼ Pas prekjes së parave ose sendeve që janë trajtuar nga klientët, siç janë
qeset ushqimore me një përdorim;
ï?¼ Para se të vishni dhe hiqni dorezat me një përdorim;
ï?¼ Të mos prekni sytë, hundën ose gojën;

Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga bari ose restoranti me higjenizues me nivel përmbajtje alkooli 60% të vënë në dispozicion nga
subjekti

Subjekti bar apo restorant duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.

Punonjësit e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me “cash”.

Nëse pagesa bëhet në arkë subjekti i bar - kafesë ose restorantit duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

Për listën e plotë të rregullave (lexo këtu)