Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 16:04

Shembja e teatrit në Tiranë/ Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjet në shenjë solidariteti

Teatri Kombëtar i Kosovës i është bashkuar protestës kundër prishjes së teatrit në Tiranë. Në shenjë solidariteti teatri i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri në Mitrovicë kanë anuluar shfaqjet e planifikuara. Në njoftimin zyrtar të Teatrit Kombëtar të Kosovës thuhet "Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht".

Njoftimi i plotë:

"Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!"