Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 17:05

Koronavirusi i merr jetën aktores së njohur të telenovelave që janë transmetuar në Shqipëri

Një nga aktoret më të njohura të telenovelave meksikane ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Pilar Pellicer, të cilën e njohim prej roleve në serialet "Triumfi i dashurisë" apo "Njerka", të transmetuara në Shqipëri e në shumë vende të botës.

Aktorja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare për shkak të komplikimeve me shëndetin si pasojë e koronavirusit. 

Pellicer ka luajtur në më shumë se 40 filma e telenovela.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe, e cila gjatë karrierës së saj është vlerësuar edhe me çmime.

Aktorja la pas një vajzë, Ariane Pellicer.