Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen rezistencës teksa në një moment, e ulur në mes të sheshit, teksa bashkëbisedonte me një qytetar, u shpreh e zhgënjyer me politikën.
"Unë do i haj veshin Edi Ramës. Jam e zhgënjyer nga politika, jam e zhgënjyer nga kolegët e mi, jam e zhgënjyer, por kjo histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Kush është i zhgënjyer le të vijë të bllokojë rrugët. Më varni te Kali i SKëndërbeut, të marr përgjegjësitë e Ramiz Alisë, të Sali Berishës, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës, Edi Ramës, Lulzim Bashës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në Bashki. Vetëm në Shqipëri ndodh që artisti është më i varfër se politikani. Unë marr përsipër në emër të 30 viteve të politikës tranzicion më kryqëzoni si Jezu Krishti dhe të biem rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve", tha Kryemadhi.
