Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 18:06

E fundit/ Zgjatet orari i lëvizjes, tani e tutje do dilni pa marrë leje

Kryeministri Rama përmes një statusi ka njoftuar se nga dita e nesërme do të zgjatet deri në orën 21:00 fasha orare për të dalë nga shtëpia dhe nuk do të ketë më nevojë për autorizim për këmbësorët dhe automjetet.

Gjithashtu nga nesër qeveria heq kushtin për të ftuar më shumë se një person në studio televizive duke ruajtur distancën prej dy metrash.

Postimi i plotë: “Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

Fieri kthehet në zonë e gjelbër. Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta

Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00

Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve

Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe

Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës  së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht.

Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, shkruan Rama.