Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 21:09

Foto që po bën xhiron e rrjetit/ Gazetari i drejtohet Ramës: Lirojeni tim bir, s'është terrorist

Një foto e një qytetari të shtrirë në tokë, po bën xhiron e rrjetit dhe pak më parë gazetari dhe botuesi Rexhep Shahu ka treguar se ai është djali i tij, Blendi. 

Rexhep Shahu i bën thirrje kryeministrit Rama ta lirojë djalin e tij duke u shprehur se ai nuk është terrorist, por student.

"Edi Rama!
Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni!
Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe...", shkruan Shahu.