Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thirrur një mbledhje urgjente të kryesisë së kësaj partie.
Mbledhja e kryesisë së LSI-së po zhvillohet për të diskutuar mbi protestën e thirrur për nesër, nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin.
Burime për "ABC News" bëjnë të ditur se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë edhe në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhja.
