Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 22:10

Shembja e Teatrit/ Kryemadhi mbledhje urgjente në kryesinë e LSI-së

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thirrur një mbledhje urgjente të kryesisë së kësaj partie.

Mbledhja e kryesisë së LSI-së po zhvillohet për të diskutuar mbi protestën e thirrur për nesër, nga përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin.

Burime për "ABC News" bëjnë të ditur se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë edhe në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhja.