Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 19:07

Shqiptarët thyejnë rregullat dhe i drejtohen plazheve (Video)

Këtë diel plazhet janë mbushur plot me qytetarë, të cilët kështu kanë shkelur rregullat që janë caktuar për parandalimin e Covid-19. Plazhistët kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të vendit, edhe pse banorët e zonave të kuqe nuk lejohet të dalin nga qyteti.

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë sezoni turistik, por kjo nuk i ka penguar qytetarët të nisin plazhin.

Në videon e publikuar nga ABC News shihet se qytetarët po bëjnë plazh si në kohën e komunizmit, me çadra dhe peshqirë me vetë.

"Vlonjat jam, të jesh pranë detit dhe mos e shijosh. Si t’ja bëjmë pandemisë që thotë ai mos shkoni të shtunë të djelë. Ai është në kundërshtim me mjekët, që thonë në ujë nuk pëson gjë. Për mua duhet të hapet. Jemi të larguar nga 5-6 metra", shprehet një qytetar.