Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 13:01

Votoni: A do ta frekuentoni teatrin e ri që pritet të ndërtohet?

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm nisi shembja e Pallatit Kombëtar. Në rrjet qarkulluan foto dhe video nga momenti kur fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit nisën me prishjen e godinave. Një numër i madh qytetarësh dhe aktorësh u ngritën në protestë dhe u përplasën me policinë. Ata tentuan të mbronin me çdo kusht teatrin e vlerave kulturore dhe të historisë.

Pas shembjes së Teatrit, Bashkia e Tiranës publikoi pamjet se si do të duket teatri i ri. Projekti i tij është krijuar nga studioja "Bjarke Ingels Group", me qendër në Danimarkë dhe sipas njoftimit të bashkisë do të ketë të gjithë kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Ju ç'keni ndërmend të bëni? Do e frekuentoni teatrin e ri kur të ndërtohet në mbështetje të artit apo nuk do e frekuentoni në shenjë proteste për prishjen e teatrit të vjetër? Votoni në sondazhin e më poshtëm: