Teatri Kombëtar u shemb ditën e sotme, duke ngjallur një sërë protestash dhe përplasjesh mes qytetarëve dhe policisë. Së fundmi janë zbardhur dokumentat që provojnë se teatri është hequr nga lista e monumenteve të kulturës që në vitin 2007.
Dokumenti është firmosur nga Ministri i Kulturës i asaj kohe, Bujar Leksaj, është miratuar nga qeveria e ish-kryeministrit Berisha, nga Ilir Meta dhe Lulzim Basha.
Burimi: "News31.al"






