Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Maj 2020, 22:10

2 muaj pa u takuar, Pipero surprizohet në emision nga njeriu i tij i shtrenjtë

Mbrëmjen e sotme u rikthye në ekran emisioni "Dua të të bëj të lumtur", pas dy muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në studio mungonte publiku dhe njerëzit mbanin distancën prej 2 metra.

I ftuari i parë ishte mjeku Pëllumb Pipero, i cili është surprizuar në emision nga vëllai i tij, Ganiu. Vëllezërit nuk ishin takuar prej dy muajsh për shkak të Koronavirusit. Ganiu rrëfeu në studio historinë e Piperos dhe punën e tij të palodhur në ndihmë të qytetarëve.

Mjeku është djali i madh i familjes dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re. Pipero ishte futur në punë që 14-vjeç për të ndihmuar familjen. Njëkohësisht ai kishte vazhduar dhe studimet me rezultate të shkëlqyera.

Ganiu falenderoi mjekun në emision për ta falenderuar dhe për t'i shprehur mirënjohjen Piperos që bashkë me bluzat e bardha, po bëjnë më të mirën për shëndetin e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.