Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” solli historinë Migenës, vajzës 23-vjeçare e cila kishte mbi 5 muaj që nuk takohej prindërit. Prindërit e Migenës jetojnë në një fshat të Tiranës, në Kllojkë dhe për shkak të situatës me Covid-19, Migena nuk kishte pasur mundësi që të shkonte për t’i vizituar.

Ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të parë pas shumë muajsh prindërit e saj. "Mami dhe babi, kurrë nuk ju kam thënë sa ju dua, por ju jeni gjithçka që unë kam. Tani që jam bërë nënë kam kuptuar rëndësinë që keni ju në jetën time", u tha Migena.

Për të respektuar rregullat e distancimit social, Migena u takua me prindërit e saj përmes një xhami. Prindërit u emocionuan shumë kur panë që në anën tjetër të ekranit ndodhej Migena.
