Nga Shqipëria / E Diel 17 Maj 2020, 00:12

Ramën, Metën apo Berishën? Pipero tregon kë do zgjidhte për të shpëtuar nga Covid-19

Mjeku Pëllumb Pipero ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Klanifornia", ku gjatë një skeçi me Albano Bogdon, u vendos para një pyetjeje të vështirë. Albano pyeti doktorin se cilin mes Kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha do të shpëtonte nëse të tre do të paraqiteshin në spital.

Albano Bogdo: Dua t’ju pyes, nëse do të vinin në Covid, në spital dhe do i kishit ju në dorë. Pra nëse do të vinin njëkohësisht Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe të treve ju duheshe respirator, e ju të kishit vetëm një, na e thoni hapur këtu, kë do të zgjidhnit?

Pëllumb Pipero: Berishën.

Albano Bogdo: Pse?

Pëllumb Pipero: E kam pas pedagog…

Albano Bogdo: E ça pastaj? Ilir Meta është më i ri mo, këta i kanë bërë vitet.

Pëllumb Pipero: Po a më pyete kë do të zgjidhja?

Albano Bogdo: Po a nuk kanë prioritet më të rinjtë në këtë rast?

Pëllumb Pipero: A më pyetët mua kë do të zgjidhja? Unë nuk jam si ata, jam ky që jam. Unë Berishën do të zgjidhja.

Albano Bogdo: Domethënë do të lije dy djem të rinj të vdisnin dhe do zgjidhje Berishën, që është më i moshuar se këta?

Pëllumb Pipero: Do t’i jepja mundësinë maksimale Berishës.