Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Maj 2020, 23:11

Tragjike/ Përmbyset traktori, shqiptari dhe bullgari humbin jetën në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Një traktor bujqësor në Komunën Amfikleia-Elatia është përmbysur dhe fatkeqësisht të dy pasagjerët kanë ndërruar jetë.

Një ndër pasagjerët ishte një 40 vjeçar shqiptar, i cili ka lënë pas dy fëmijë dhe një 41-vjeçar bullgar. Ata humbën jetën tragjikisht nën automjetin e rëndë dhe u nxorrën të pajetë nga zjarrëfikësit nga Stacioni Amfikleia, të cilit ishin të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes.

Burimi: "lamiareport.gr"