Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Maj 2020, 18:06

Italia heq masat dhe hap kufijtë për turistët nga kjo datë

Me uljen e shifrave të të prekurve nga koronavirusi, Italia po heq masat dhe së shpejti do të rihapë kufijtë e saj me BE. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Italia do të hapë kufijtë në 3 qershor.

Qeveria e Contes kërkon të shpëtojë sezonin turistik dhe të hapë baret, restorantet, plazhet dhe parukeritë.

Italia do të hapë kufijtë e saj nga 3 qershori për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Shengen. Udhëtarët nga këto vende do të jenë në gjendje të hyjnë në vend pa pasur nevojë për karantinë.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu hapjen midis rajoneve nga e njëjta datë.