Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Maj 2020, 16:04

Për 1 palë mbathje/ Sherr tek 'Aventurierët': Unë ta bëj varrin

Një tjetër sherr ka ndodhur në episodin e ri të "Aventurierëve" dhe protagoniste kanë qenë Kri dhe Vali. Vajzat janë zënë për një palë mbathje dhe sherri ka degraduar në ofendime dhe dhunë.

"Unë të nxjerr nga dhoma, nga shtëpia dhe madje nga Tirana", i tha Vali Kri-s duke e kapur në fytyrë. 

"Mua mos më kap në fytyrë ti idiote e dreqit", iu kthye Kri dhe mes vajzave nisi zënka me duar.

Pas këtij sherri Kri u mërzit dhe e nxehur u shpreh: "Unë e vras, ja bëj varrin".

"Ti je rritur në rrugë, nuk ke ku e merr edukatën", i tha Vali Kri-s. Kjo e fundit u lëndua nga fjalët dhe doli nga shtëpia e përlotur. Ndiqni videon e mëposhtme.