Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Maj 2020, 14:02

Dhunuan 15-vjeçarin: Shkarkohet polici, nisin hetimet për 3 të tjerët

Një video e publikuar në rrjete sociale ku shfaqeshin disa efektivë policie duke dhunuar një adoleshent 15-vjeçar ka shkaktuar reagime të forta. Ngjarja ndodhi tek Kodrat e Liqenit, ku djali kishte dalë për të bërë xhiro me biçikletë.

"Abc News" bën të ditur se punonjësi i policisë që shfaqet duke e gjuajtur të riun me shpulla do të shkarkohet.

Ndërsa për tre nga efektivët e tjerë të cilët morën pjesë në dhunimin e djalit të mitur ka nisur hetimi disiplinor.