Gjykata e Korçës dha sot masën "Arrest me burg" për 37-vjeçarin, i cili u denoncua nga vajza e tij për ngacmim seksual. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për "abcnews.al" se në seancën gjyqësore 37-vjeçari e ka mohuar akuzën.
Merolli ka thënë se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë. “Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë. Është një barrë shumë e madhe për mua. Kam qene dhe në Elbasan”, ka thënë ai.
Vajza 18-vjeçare denoncoi babain e saj, tre ditë më parë dhe në dëshminë e saj tregoi momentet dramatike, kur babai i kërkon të kryejnë marrëdhënie.
