Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 17:05

Olta Gixhari pozon për herë të parë me partnerin dhe konfirmon shtatzëninë

Prej ditësh ka qarkulluar në media lajmi se aktorja bukuroshe shqiptare, Olta Gixhari është shtatzënë dhe lajmin e ka konfirmuar më në fund edhe vetë ajo.

Olta ka postuar pak më parë një foto me partnerin, të cilin e shfaq për herë të parë, teksa shkruan "Mami dhe babi".

Aktorja shfaqet duke u puthur e përqafuar partnerin, në një foto të realizuar vitin e kaluar gjatë pushimeve të tyre.

Olta prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj.