Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 17:05

I shoqi bëhet xheloz, këngëtarja shqiptare i kthehet: Maskara, më ke përndjekur?

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News. Gjatë intervistës ajo ka treguar një skenë xhelozie të bashkëshortit.

Irini rrëfeu se në fillimet e karrierës, i shoqi e kishte përndjekur rrugës për në shtëpi. Kjo skenë xhelozie ishte kthyer në zënkë pasi këngëtarja ishte bërë me nerva, mirëpo më pas janë rregulluar.

“Në fillim kur u futa në ansambël ishte meraku i madh, mbaj mend kur u nisa, unë e kisha shtëpinë tek Shallvaret, dhe nisesha çdo mëngjes në punë në Teatrin e Operas. Një ditë kur po kthehesha më pyet bashkëshorti: Nga erdhe ti? Nga cila rrugë? Pse i thash, ti më ke përndjekur mua? Maskara! Më hypën nervat, u zumë u bëmë dhe pastaj kaloi!”, ka treguar ajo.