Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në llogarinë e tij të Facebook-ut. Ai u shpreh se dy rreziqet kryesore janë transporti publik dhe turzimi. Ndonëse do të kemi turizim dhe këtë vit, qytetarët duhet të respektojnë rregullat.
"Disa thone qe pse hapen bizneset kur nuk hapen konsumatoret. Jemi ne kushtet e rezistences dhe mendoj qe ne do duhet te jemi ne keto kushte dhe duhet te kemi nje hapje te kombinuar me masa dhe per nje periudhe. Jemi ne fazen 2 dhe ka kufizimet e veta. Transporti publik dhe turizmi jane dy rreziqet me te medha, por ne nuk mund te imagjinojme te kemi nje sezon veror pa turizim, ama nuk do te jete njejte si vitet e tjera, do duhet te respektojme disa rregulla dhe do kete kufizime. Nuk do mbushim spitalet per 15 dite plazh dhe te biem ne nje grope te thelle, nuk mundemi qe me duart dhe kembet tona te shkojme ne mbyllje", u shpreh Rama.
