Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 18:06

E fundit/ ISHSH urdhëron mbylljen e Radio Televizionit Ora

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe AMA ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të Radio Televizionit Ora. Televizioni akuzohet për shkeljen e rregullave anti-Covid në transmetimet televizive. Ky vendim ka ardhur menjëherë pas gjobitjes me 20 milion lekë për praninë e më shumë se dy personave në studio.

"Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg. 

Duan të mbyllin televiziionin sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme. Është bërë inspektimi vetëm me foto, nuk kanë ardhur në televizion inspektorë. Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll  fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë", është shprehur drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

Burimi: "Ora News"