Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh se problemi kryesor mbetet hapja e transportit publik. Qytetarët pyesin vazhdimisht lidhur me këtë çështje por Rama tregon se për momentin nuk është e mundur.
"Transporti publik me autobusë mbetet problem pasi e dimë shumë mirë sesi janë kushtet në autobusë apo fugonë. Ne po punojmë më një grup ndërinstitucional. Durim lidhur me transportin publik sepse ende nuk jemi gati, është problem i madh në këto kushte që jemi”, tha kryeministri.
