Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 20:08

Renato Mekolli del kundër masave të qeverisë për Covid-19: Po lini nam

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar kundër masave të ndërmarra ndaj Koronavirusit. Me anë të një statusi në profilin e tij të Instagramit, Mekolli kërkon që të zgjerohet fasha e orarit.

"Hapni restorantet mo me orar të plotë se po lini nam! Kush do shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat e Koronavirusit", ka shkruar ai. Kujtojmë se shefi i kuzhinës zotëron një restorant dhe orari i duket i papërshtatshëm.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët ditën e sotme u shpreh se fasha e orarit nuk mund të ndryshohet për momentin sepse është e rrezikshme. Një vendim i tillë do të favorizonte daljet e panevojshme duke rritur mundësinë e infektimit.