Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka urdhëruar mbylljen e Radio Televizionit Ora, nën akuzën e shkeljeve të rregullave anti-Covid në transmetimet televizive. (Lexo këtu)Pas këtij vendimi janë të shumtë personat që kanë reaguar, mes tyre dhe Rozana Radi.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Radi shkruan se ky vendim është mutacioni më i keq i Koronavirusit dhe një pretekst për të mos u lejuar e vërteta. Ajo iu bën thirrje të gjithë kolegëve të mediave të tjera të bashkohen sepse nesër mund të kenë të njëjtin fat.

"Cilido qe kerkon te roberoje nje popull e nis me heqjen e lirise se fjales “....
Nuk e mendoja kurre qe ne 2020 do t’me duhej te shkruaja kete fraze te lexuar vite me pare.
Vendimi i Edi Rames per televizionin Ora eshte mutacioni me i keq i corona virusit. Eshte preteksti per te mos lejuar te thuhet e verteta ( sigurisht kur e verteta eshte jo pak e dhimbshme per ta ). Lufta me e madhe nga te gjitha lufterat eshte ajo e lirise se fjales. Liria e shtypit eshte e drejta per t’i treguar njerezve ato qe pushteti i infektuar me mutacionin corona nuk do qe njerezit t’i dijne. Nuk duan as te vertetat qe dhembin kur ia perplas fytyres emisioni “ BOOM “. RTV ORA nje televizion serioz qe edhe ne kohe pandemia vazhdon te paguaje punonjesit e saj qenka piketuar per te patur fatin e televizionit te dyte qe mbyllet nga Edi Rama. Po pas RTV ORA cila eshte Media qe do kete rradhen??? Ndaj ju kerkoj te gjithe kolegeve te mediave te tjera te bashkohen me ne qe neser te mos kene te njejtin fat. Për një vend që do të behet pjese e Bashkimit Evropian kjo nuk është një situatë aspak pozitive. Shqipëria duhet të jetë një vend ku të gjithë të mund të shprehin në liri mendimin e tyre pa patur frikë se do të ketë pasoja. Une jam ne mbrojtje te fjales se lire, jam ne lufte per fjalen e lire dhe do ta fitoj kete lufte bashke me koleget e mi te RTV ORA. Nese kjo lufte nuk fitohet asnje tjeter nuk mund te fitohet pas saj. Sepse nuk do te na mungoje fjala e lire por neser do kuptojme se nuk jemi njerez te lire...ndaj te gjithe bashke, personalitete, gazetare, te gjithe te mblidhemi e te luftojme e te mbrojme fjalen e lire, te mbrojme veten", ka shkruar Rozana.
View this post on Instagram




