Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 18:06

Rama: Nga e Hëna hapet gjithçka tjetër përveç...

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetarët ka treguar se duke filluar nga e Hëna përpos disa aktiviteteve, nuk do të kemi asgjë tjetër të mbyllur. Në këto aktivitete përfshihen aktivitetet sportive dhe kulturore, baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, kinematë, teatrot dhe klubet e natës.

"Ne nga e hëna përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithçka tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet” , u shpreh kryeministri.